Liderja e opozitës në Bjellorusi, Sviatlana Tsikhanouskaya do të vizitojë nesër Shqipërinë me ftesë të kryeministrit Edi Rama.

Lajmin e ka bërë me dije vetë ajo përmes një postimi në rrjetet sociale. Ajo shkruan se në qendër të diskutimeve do të jetë angazhimi i Shqipërisë në OSBE për krizën e Bjellorusisë dhe si dhe anëtarësimi i Shqipërisë në OKB.

“Jam e lumtur të njoftoj vizitën time në Shqipëri nesër, 29 shtator, me ftesë të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Unë do të diskutoj angazhimin e Shqipërisë në lidhje me krizën e Bjellorusisë dhe anëtarësimin e ardhshëm të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.”

Tsikhanouskaya ishte sfiduesja kryesore e Lukashenkos në zgjedhjet e gushtit 2020 që opozita dhe shumë qeveri perëndimore i konsiderojnë të manipuluara.