Artisti shqiptar, Astrit Ismaili i ka çuditur të gjithë me pamjen dhe performancën në Bienalen e Athinës.

Ndërsa ishte zgjedhur për hapjen e Bienales, Ismaili kishte zgjedhur që të vishte një fustan rozë me shkëlqim.

Tematika e sivjetme e Bienales së Athinës ishte “Eklipsi që ëndrron dritën”, ku Ismaili ka bërë një paraqitje mbresëlënëse.

Performanca e tij përfshinte muzikë dhe interpretim, ku është prezantuar si “Miss Kosova”, i veshur me një fustan rozë dhe plot shkëlqim.

Vetë artisti nga Prishtina publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi dhe video nga shfaqja.

Ishte një nder të hap @athensbiennale 7 si alter-ego ‘Miss Kosova’. Alter-ego është nxjerrë nga performanca MISS e cila ndër të tjera merret me nocionin ‘Creative When Limited’ duke iu referuar figurave fiktive dhe jo fiktive nga e kaluara që duhej të ishin krijuese për të kapërcyer kufizimet gjeo-politike dhe sociale. Të qenit në Televizionin kombëtar grek si ‘Miss Kosova’ në një vend që nuk e njeh Kosovën, në një rajon ku queer janë në rrezik, i shtoi një urgjencë performancës sime që ilustron pse bëj atë që bëj”, shkruan ai.