Një 49-vjeçar në Durrës u arrestua për kallëzim të rremë, pasi kishte njoftuar forcat e policisë se dikush e kishte futur me forcë në makinë dhe e kishin qëlluar me thikë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan shtetasin S. C., 49 vjeç, banues në Sukth Durrës, pasi ka bërë kallzim të rremë, se një person i panjohur e ka futur me forcë ne automjet dhe e ka goditur me mjetë prerës”, informon policia.





