Një 49-vjeçar shqiptar me precedentë ra në prangat e policisë italiane teksa udhëtonte me metro.

I prangosuri kishte fshehur në një çantë dore mbi gjysmë kilogram kokainë, të paketuar në një pako të mbështjellë me celofan dhe një peshore precize.

Në sytë e një patrulle policie në Polmetro, ai u përpoq të shpejtonte ritmin për të shmangur kontrollet, por oficerët menjëherë e bllokuan atë dhe e çuan në zyrën e policisë ku u identifikua dhe u kontrollua.

Gjatë kontrollit ë banesës së shqiptarit në Liscate, policët gjetën një lëndë të quajtur manitol, substancë e përdorur për prerjen e drogës.