Del zbuluar një i ri që denoncoi se e grabitën, por në fak po fshihte një mashtrim. Burime për “Panorama” bëjnë me dije se i riu G. Gj., ka denoncuar në polici se rreth orës 04:00  të mëngjesit, në rrugën ”Bab Rexha”, dy persona të panjohur, me një motor i kanë marrë me dhunë, portofolin me 200 euro dhe 18.000 lekë.

Policia nisi hetimet, por pas tyre doli edhe sekreti. I riu në fakt e kishte sajuar gjithë ngjarjen, pasi sipas policisë, në dëshminë e tij ka mospërputhje.

Sipas policisë, ka një mospërputhje me kohën që i riu thotë se ka qenë jashtë shtëpisë së tij.

Nuk ka ende të dhëna se përse i riu ka sajuar grabitjen e parave, por policia thotë se një nga dyshimet mund të jetë humbja e parave në ndonjë loto dhe për të jusfikuar këtë u detyra të bëjë lojën me grabitje.

Policia gjithsesi po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.