Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 38-vjeçar një ditë më parë, pasi është kapur me granata dhe ndezësa në lokal.
Nga njoftimi zyrtar mësohet gjatë kontrollit në lagjen nr. 1 të qytetit, në lokalin e shtetasit S.H., banues në Durrës, efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 2 granata difensive dhe 2 ndezësa.
38-vjeçari i arrestuar akuzohet për veprën penale të parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.





