Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim iu ka prezantuar Shqipërinë miqve të saj të fëmijërisë.
Diplomatja amerikane ka publikuar në Instagram një foto në makinë, ku shfaqet me hartën e Shqipërisë, ndërsa shkruan:
“Disa nga miqtë e mi të fëmijërisë (ne jemi rritur së bashku në Guam) kanë ardhur për vizitë dhe unë po i shëtis përreth… Ata po kapin maninë për Shqipërinë.”





