Mbrëmja e së martës shënoi debatin më të fortë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Nxehja e Einxhel-Donald kaloi më pas në sulme personale duke përmendur detaje nga jeta e tyre para se të futeshin në shtëpi.
Einxhel e akuzoi Donaldin se ishte bërë i famshëm nga lidhja që kishte dhe se ai dhe vëllai i tij binjak e kishin hequr nga puna pa të drejtë, se s’kishin lekë ta paguanin. Donaldi nga ana tjetër e akuzonte për moskorrektësi në punë.
Lidhur me debatin e fortë ku u përmendën dhe emra të tjerë, ka ardhur një tjetër reagim nga vetë babai i moderatores, Muzafer Shkira.
Në një postim në “Instastory” ai ka kërkuar nga televizioni në fjalë që të publikojnë kontratën e firmosur nga të dyja palët si dhe dëshminë që ajo është paguar për kohën sa ka qenë pjesë e emisionit “Binjakët”.
Ai gjithashtu në fund të letrës thekson se dy vëllezërit Veshaj i kishin premtuar Einxhelit të tjera gjëra rreth punës dhe ka rezultuar krejt e kundërta.