Florida Vllasiu, nëna e 8-vjeçarit që u gjet i vrarë dhe i groposur sot në Fier, ka shkuar rreth orës 15:30 në komisariatin e policisë Fier për të bërë denoncimin e humbjes së djalit.

Vogëlushi i ndjerë kishte dalë herët me biçikletën e tij dhe vonesa kishte shqetësuar të ëmën, deri në atë pikë sa kërkoi edhe ndërhyrjen e policisë.

Rreth 5 orë më vonë policia ka bërë të mundur gjetjen e vendndodhjes së të miturit të humbur, pasi në oborrin e fqinjit është diktuar biçikleta me të cilën ishte parë për herë të fundit 8-vjeçari.

Ajo që do të gjenin në vonë policia dhe të pranishmit në kërkimin e vogëlushit është skena e një horrori.

38 vjeçari Klodian Çalamani, autori i dyshuar i ngjarjes, e kishte vrarë dhe më pas mbuluar me baltë vogëlushin e ndjerë. /Durrëslajm/

Lexo edhe:

Vogëlushi i ndjerë u rrëmbye, u vra dhe u mbulua me baltë në Fier, reagon Policia e Shtetit
Vogëlushi i ndjerë u rrëmbye, u vra dhe u mbulua me baltë në Fier, reagon Policia e Shtetit