Cili do ta fitojë çmimin e lojtarit më të mirë të Botërorit “Rusi 2018”? Me përfundimin e fazës së 1/8-ave janë reduktuar ndjeshëm emrat që kanë mbetur në garë për këtë çmim individual (nuk janë më Messi dhe Ronaldo). Mes më të kuotuarve është sulmuesi i ri francez, Kylian Mbappe, autor i katër golave me “Gjelat”, ku spikat dygolëshi me Argjentinën, që çoi në shtëpi Lionel Messin.

Shuma e vendosur në këtë moment për numrin 10 të Francës shumëzohet me 5.Rrugëtimi deri në fund mbetet shumë i vështirë dhe rivalët janë vetëm një hap larg. Kështu, triumfi i dy brazilianëve Coutinho dhe Neymar, si dhe e anglezit Harry Kane e ka koeficientin 6.

Ata më pak të kuotuarit, por që mund të shpërthejnë në ndeshjet në vazhdim janë Luka Modric (10) dhe Eden Hazard (12).Të vësh bast për Lukakun, Griezmannin dhe Cavanin do të thotë ta shumëfishosh me 20 nëse qëllon në shenjë. Suarez dhe De Bruyne e kanë koeficientin 25, ndërsa Pogba akoma më të lartë, 40.