Me plot adrenalinë, një djalë ka kërcyer për qejfin e tij në plazhin e Durrësit duke mos e vrarë mendjen aspak për të gjithë ata kritikues e moralistë që mund të thoshin: “Shihni, sa i çmendur ky”!
Ai është konsideruar në rrjete sociale si më i miri i plazhit dhe u ka pëlqyer pafund ai moment argëtimi që u ka dhuruar pushuesve që ndodheshin në të njëjtin vend, si dhe të gjithë atyre që e panë në internet.
“Shumë mirë e bën, jo si mumjet që rrinë gjithë turi sikur kanë vajtur në vdekje! Ju moralistët shkoni vrisni veten, turp të hani, turp të flisni, turp të lozni. Jeni bërë modernë të mëdhenj shumë”, shkruan një komentues.
“Të ishte ndonjë film ose në ndonjë vend jashtë, do ishin çuar gjithë plazhi të kërcenin bashkë me të. Po plasin të gjithë aty, po ç’t’i bëjnë turpit se jetojnë në epokën e Mesjetës”, shkruan një tjetër.
“Bravo të qoftë ty se na kënaqe sytë e zemrën. Ngelëm duke parë e dëgjuar vrasje, plagosje grabitje, u shtofshin sa më shumë në këtë botë njerëzit si ti”, komenton një vajzë.
Videoja është publikuar dje dhe ka marrë me mijëra pëlqime si dhe qindra shpërndarje.





