Mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli zhvilloi një paraqitje spektakolare ndaj Pizës, në triumfin 0-1 që skuadra e Torinos arriti në transfertë.
Në fund të sfidës, shqiptari i zgjodh edhe lojtari i ndeshjes, teksa në prononcimin e dhënë për mediat italiane, deklaroi:
“Jam i lumtur për çmimin, por gjëja më e rëndësishme ishte të merrnim tre pikët në shtëpi. Dhe e meritonim. Për Pizën, ishte ndeshja e fundit ku ata mund të kishin bërë një hap përpara, por ne luajtëm mirë. Tani mund të flemë të qetë. Nuk e meritonim këtë krizë, por që nga ardhja e D’Averses, kemi ndryshuar”, tha ai.





