I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’, të gazetares Eni Vasili në ‘News24’, personazhi më i ndjekur në rrjetet sociale në Shqipëri, Ermal Mamaqi ka treguar se fiton edhe para cash nga ky rrjet social për shkak të postimeve që bën. Ermal Mamaqi tha se ai bën edhe shpërndarjet e lajmeve të portalit që drejton xing.al në ‘Facebook’, raporton BalkanWeb.

“Facebook bën një lidhje me portalin që unë administroj. Për shkak të postimeve në rrjetet sociale kam përfituar edhe shërbime falas. Po marr edhe para cash nga ‘Facebook’. Përshembull një kompani më paguan për numër postimesh. Ka një listë çmimesh për të cilat dakordësohet. Në faqen time unë bëj shpërndarje të lajmeve të portalit dhe kjo është arsyeja pse ne jemi ndër faqet më të klikuara, pra për shkak të klikimeve nga Facebook. Ka pasur edhe lajme intriguese, por jo lajme të rreme”- tha Mamaqi.