Kryeministri Edi Rama foli sot lidhur me përdorimin e Inteligjencës Artificiale në shërbimet publike, për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëvbe dhe bizneseve. Rama theksoi se me IA po kryhet përkthimi i legjislaturës së BE-së, 25 mijë faqe, proces që mbyllet në 2027.

Rama: AKSHI ka marrë flamurin e IA. Fati e desh që një ndër krijuesit e Open AI të ishte shqiptare, Mira Murati me të cilën jemi lidhur qysh në javën e parë kur doli Chat GPT. Falë bashkëpunimit me Mirën,. Negociatat me BE bëhen me IA. Vendi i parë që përdor IA për negociatat me BE. Transferimi i gjithë trupit ligjor të BE-së, mbi çerek milioni faqe kryhet me një shpejtësi marramendëse.

Vetëm për të bërë këtë proces Kroacisë i janë dashur 7 vjet. Ne do ta mbyllim brenda afatit që kemi dakordësuar me KE në 2027. Fluksi i informacionit që vjen nga IA, e nisëm me përpikmëri 90%, sot e kemi 99% në transferimin e bazës ligjore të BE-së në gjuhën shqipe. Është vërtet spektakolare. Kemi futur tani IA në ministrinë e Drejtësisë, si detektorë që shikojnë nëntokën, në legjislacionin shqiptar dhe për të identifikuar mbivendosjet e ligjeve të reja. Për të pastruar legjislacionin tonë nga pengesat. Po i shohim dhe modeli po trajnohet dhe 2 vitet e ardhshme do kemi spastrim.