22 dhjetor 2013- Ky është Julia Deda, humorist në gjurmët e babait, Zef Deda. Aktori i njohur i show-t, "Apartamenti 2XL" vjen si parlamentar. Në këtë foto në karrigen e kryetarit te Kuvendit Ilir Meta, Juli, siç i thërrasin të gjithë shfaqet si një kryeparlamentar i vërtetë. Madje, madje sipas tij, një mandat deputeti mund të blihet lirisht. "10 000 euro secili dhe të bëj deputet", thotë Juli duke qeshur gjate nje mbremje festive me rastin e festave te fundvitit, ku ishte i ftuar si humorist. 

"Sot xhirova diçka per naten e nderrimit te viteve, xhirimet u kryen ne sallen plenare te Republikes se Shqiperise. Kam deshire te falenderoj stafin e parlamentit, qe ishte ne gatishmeri te plote. Dua te falenderoj ne veçanti kryetarin e kuvendit Z. Ilir Meta, i cili si nje dashamires i artit, na e krijoi kete mundesi..!", ka cituar pak me heret Juli ne Facbook duke kaluar dhe nje set fotosh me pozicione te ndryshme te tij ne Kuvend.

Me pas, Juli rend tek karriget e opozites, pozites per te shijuar cdo cep te Parlamentit, madje beri dhe pastruesin. 

/balkanweb/