Një ditë më parë doli një pjesë nga dosja “Metamorfoza 2” e cila çoi pas hekurave ish-zv.Drejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçanin, shefin e komisariatit numër 6 Dedan Gjonin, Bujar Gërmizin, si dhe janë shpallur në kërkim nga SPAK, Eralbi Breçani, Ervin Mata dhe disa persona të tjerë.
Në dosjen e siguruar vihej re që pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal ishte edhe Erzen Breçani, i cili edhe pse nuk kishte funksion në trafikimin e lëndëve narkotike që vinin nga Amerika Latine dhe shiteshin në Europë, dyshohet se përfitonte para përmes të birit dhe i investonte në Shqipëri.
Ndërkohë që në dosje del në pah edhe një detaj tjetër i rëndësishëm, ku Erzen breçani informonte të birin, Eralbi Breçanin, për të gjitha dosjet që mbërrinin në polici apo në SHIK.
Është vetë Eralbi që në një moment ju thotë shokëve të tij se ëhstë informuar nga babai se në Shqipëri ka ardhur një dosje me emrat e trafikantëve shqiptarë që operojnë në Amerikën latine dhe Europë, dhe se do të ketë shumë të arresuar.
Gjatë bisedës mes grupit të bërë në janar të vitit 2021, Eralbi thotë se është informuar nga Erzeni se SKY është “thyer” dhe se dosja me përgjime ka ardhur në Shqipëri, ndërsa shton me shaka se nëse arrestohen shpreson të jenë të gjithë në një qeli.
“Plaku mka thën para dy javësh. Kanë ardh dosje në Shqipëri për disa persona dhe shqiptar nga vendet latine Europa dhe Anglia shumë. Po hetohen shumë persona. Dhe vetëm për kto sky prz. Ishalla bijem një sektor të gjithë bashkë të bajm muhabet”, ju thotë Eralbi Breçani miqëve të tij.
Ditën e sotme Bujar Gërmizi, Erzen Breçani dhe Dedan Gjoni dolën para gjykatës e cila vendosi masën arrest me burg.
Para trupit gjykues Erzen Breçani deklaroi se ai është në burg prej të birit, dhe se nuk ka asnjë informacion me punët që bën djali i tij jashtë Shqipërisë.