34-vjeçari Esmerald Balla ka pranuar se ka vrarë të atin me armë zjarri dhe më pas e ka hedhur në pus.

Para policisë ai ka deklaruar se e ka vrarë babain, pasi ky i fundit i ka marrë kursimet.

Burime policore bëjnë më dije, se viktima ka pasur një kasafortë te dhoma e të birit në brendësi të së cilës kishte 75 milionë lekë të vjetra, ndërsa çelësin e mbante me vete.

Autori dyshohet se kishte hapur me gur fresibël dy dalje nga pas, ku për një kohë të gjatë merrte para.

Në momentin që babai ka dashur të marrë rreth 20 mijë euro për t’i investuar tek një shtëpi që po ndërtonin, ka konstatuar që mungonin paratë.

Aty kanë debatuar dhe kanë nisur të konfliktohen.

Të nesërmen në mëngjesin e 13 gushtit kanë dalë bashkë dhe tek stani i tyre djali e ka qëlluar.

Lexo detajet tek:


Një e afërme e viktimës, Besnike Balla, ka folur për mediat dhe gjatë fjalës së saj ka treguar, se “merreshin me bagëti, kishin një tufë me lopë e dele” duke iu referuar edhe të ardhurave që familja siguronte nga biznesi “Ferma Balla”.

Ndiqni fjalën e plotë të saj në videon bashkangjitur: