Ish-banorja e spektaklit televiziv “BBV”, Sarah Berisha, është një personazh mjaft aktiv në rrjetet sociale, e cila zakonisht ndan me ndjekësit e saj ide të ndryshme për veshje.
Ditët e fundit është vënë re që blogerja nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, gjë që ka shqetësuar paksa ndjekësit e saj.
Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, Sarah ka treguar arsyen se pse nuk ka qenë tepër aktive kohët e fundit dhe duket se shkak paska qenë një fatkeqësi që i ka ndodhur asaj.
“E vërtetë që këto ditë nuk kam qenë aktive për shkak të një fatkeqësie që më ka ndodhur por sigurisht që do jem shumë shpejtë. Ju dua”, shkruan në postimin e saj Sarah.