Stresi nuk i ndal deklaratat për Keisin, me mesazhin e qartë që ajo të shkojë ta takojë në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”. Ai e ka deklaruar deri tani disa herë se synimi i tij në reality-show është të rikthehet me ish-partneren.
Po ashtu reperi tregoi se ajo vuan nga tumori dhe e ka brengë këtë gjë sepse ka tre vite pa e takuar. Së fundmi ai ka folur sërish rreth kësaj duke deklaruar se e ka vrarë shumë sëmundja e Keisit.
“Nuk dua që të vijë këtu që ta shohin. Mjafton vetëm të pranojë që të takohemi. Jo që nuk ka pranuar po ajo jeton në Kanada dhe bën dy punë atje. E nxjerr lekun më së miri punon në bankë. Punon shumë. Nganjëherë më vjen gjynah se nuk ka kohë që të dalë as fundjavave”, u shpreh ai.
“E kam të vështirë të përshtatem me një femër. Nuk është histori gjashtëmujore por është diçka që ka zgjatur gjashtë vjet e gjysmë. Nuk mund t’i them detajet. Vetëm të jetë mirë. Më ka vrarë më shumë se ajo ka tumor se nuk më ka vrarë mua ndarja, në kuptim e fjalës se çfarë më ka bërë plaga e saj që ka. Kuptoje një vajzë si ajo, ka dy punë, ka pasur ndarjen tonë mbi kurriz, tumorin në kokë. Më dhimbsen njerëzit shumë”, vazhdoi më tej reperi.