Një grabitje ka ndodhur këtë pasdite në Gjirokastër. Mësohet se është grabitur një argjendari në lagjen “18 Shtatori”, në qytetin e gurtë.

Nga të dhënat e para, mësohet se autorët kanë qenë të maskuar dhe të armatosur në momentin që kanë kryer grabitjen.

Tek argjendaria kanë shkuar dy persona me një makinë “Golf”, ngjyrë e bardhë, ku njëri ishte shofer dhe tjetri mbante një armë tip automatik, me të cilën ka kërcënuar shitësin.

Ndërkohë, nuk dihet ende vlera e sendeve të grabitura, pasi autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja. Policia ka ngritur postblloqe të shumta për kapjen e autorëve dhe mjetit, me të cilën kryen grabitjen.