Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë një 29-vjeçar nga Bulqizam, i cili u kap me kanabis dhe shkop metalik.
U arrestua shtetasi G. T., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një shkop metalik si ato që përdoren nga Policia.
Ai akuzohet për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.





