Policia e Durrësit ka arrestuar 3 persona, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën sasi kanabisi.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

G. M., 25 vjeç, S. M., 25 vjeç dhe I. S., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe iu sekuestruan sasi me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.”, thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.