Një 30-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, policia gjeti kanabis, ndërsa në shtëpinë e tij kishte kokainë.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasin F. D., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.“, thotë policia.

Gjithashtu ,u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:

I. F., 55 vjeç, banues në fshatin Budull, Krujë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Ç., 25 vjeç, duke shkaktuar vetëm dëme materiale;

V. M., 31 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.