Gjermani, 4 maj 2014 – “Më kanë sulmuar në shtëpi gjashtë shqiptarë me pushkë automatike dhe nënën time e kanë therur me thikë”. Kështu e kishte alarmuar policinë në orën 00:43 pas mesnatës një qytetar në Recklinghausen të Gjermanisë.

Policia, me një patrullë të madhe prej nëntë makinash dhe të pajisur mirë, ia kishte mësyrë shtëpisë së sinjalizuar, shkruan westline.de.

Por, e gjithë çka kishin gjetur policët nga ajo “batërdi” për të cilën ishin alarmuar, ishte personi që kishte telefonuar, një njeri me çrregullime mendore. Nëntë makinat me policë u kthyen mbrapsht, ndërsa një makinë tjetër duhej të vinte: ajo e spitalit psikiatrik në Herten për ta marrë “të sulmuarin nga shqiptarët”.

/albinfo/