Fifi është një nga artistet më të dashura dhe të komentuara në rrjet.
Së fundmi ajo ndodhet në Manhattan për shkak të disa koncerteve që do të zhvillojë atje, por papritur ka bërë një lajmërim për të gjithë në Instastory. Këngëtarja ka treguar se telefoni i saj është vjedhur atje dhe nuk mund t’i përgjigjet dot askujt që tenton ta telefonojë ose t’i shkruajë, derisa të kthehet në Shqipëri.
“Telefoni im është vjedhur midis Manhattan. Kshu që kushdo që tenton të më shkruaj ose të më thirrni, mos u lodhni. Derisa të vij në Tiranë Fifi është pa numër.“