Është zbardhur edhe dëshmia e Elia Zaharisë pas konfliktit të ndodhur mes vetë asaj të atit Gjergj Zaharia dhe Princ Lekës.
Elia Zaharia pretendoi se Princ Leka ishte i dhunshëm, e kapi nga duart dhe tentoi ta godiste.
Aktoja është shprehur se ajo dhe i ati, janë vetëmbrojtur.
“Erdhi i agresuar dhe u bë i dhunshëm. Më ka kapur prej duarsh, më ka shtyrë dhe ka tentuar që të më godasë. Ne jemi vetëmbrojtur”, ka deklaruar ajo.