Mediat në vendin tonë kanë publikuar videon e Ernejt Shytit teksa ndjek për të ekzekutuar biznesmenin Behar Sofia. 24-vjeçari i arrestuar nga policia shfaqet në video me një xhup dimëror dhe ecën duke çaluar.
Në videon e mëposhtme të publikuar nga Top Channel, Shyti mban një kapuç në kokë, ai kalon trotuarin dhe futet përmes makinave. Më pas Behar Sofia kalon me shpejtësi vijat e bardha dhe 24-vjeçari kthehet sërish mbrapa në mes të rrugës me makina.
Fillimisht i riu e shikon përballë për t’u siguruar që është ai, pastaj e ndjek nga mbrapa ku pak minuta më pas e ka qëlluar me armë zjarri.
Ky maskim nuk e shpëtoi dot Ernejt Shytin që mos të zbulohej nga autoritetet të cilat kryen ekspertizë në Britaninë e Madhe për të konfirmuar që ky është një improvizim.
Policia ka arrestuar edhe bashkëpunëtorët e tij Xhuliano Visha, Leonor Xhixha dhe Skender Vathi.





