Publikohet foto e të riut që rrihte një qen dhe kënaqej nga dhimbjet e tij.

Sipas policisë ai është identifikuar dhe quhet Mustafa Idrizi, 20-vjeç.

I riu u shpall në kërkim pas publikimit të një videoje ku ai shfaqej duke keqtrajtuar një qen.

Videoja ngjalli reagimin e shumë qytetarëve, ndërsa policia vendosi më pas shpalljen në kërkim të 20-vjeçarit.

Megjithatë, ai është lënë i lirë, ndërsa blutë e kryeqytetit kanë njoftuar se ai do procedohet në gjendje të lirë. Ndaj tij është ngritur akuzat për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.