Një agjenci transferimi parash është grabitur nën krcënimin e armëve. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 18:05, në  Fushë- Krujë.

Burime nga policia bëjnë me dije se autori i krimit ka vendosur kapuçin e xhupit në kokë dhe nën kërcënimin e një arme, tip pistoletë, ka marrë rreth 200 000 lekë (të reja), nga agjencia në pronësi të shtetasit N.A. 42 vjeç, banues në Krujë dhe shitësja J.K  23 vjeçe, banuese në Fushë-Krujë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivet e policisë, të cilët kanë kqyryr vendin e ngjarjes dhe marrë provat materiale, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale"Vjedhja me dhunë" parashikuar në nenin 139 të  Kodit Penal.