Momentet që do të shihni në videon e mëposhtme janë të sekondave para dhe pas shpërthimit të lëndës plasëse në banesën e familjes Vora në Shijak.

Shpërthimi ndodhi mbrëmjen e të dielës në orën 21:30 në lagjen “Kodra” në banesën e shtetasit Ilgner Vora, me funksion kryetar i grupseksionit të PD për Shijakun.

Me kapuç në kokë, siç duket edhe në video, një person afrohet pranë banesës herë duke deformuar të ecurën, ndez fitilin e lëndës plasëse dhe më pas e hedh drejt objektit.

Pasi përfundoi misionin e tij, autori largohet vrap. Nga hetimet e deritanishme, pista kryesore e hetimit nga ana e policisë, mund të jetë një konflikt që djali i vogël i kësaj familje ka pasur me disa minorenë.

Për shkak të këndit të videos nuk kuptohet qartë nëse autori është minoren apo më i rritur.