Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës pasi u kap me disa doza kanabis të cilat i shpërdante duke përdorur një motomjet pa targa.

Në pranga ka rënë i riu E. Ndreca i cili u kap teksa qarkullonte në aksin rrugor Lezhë-Milot ku pavarësisht thirjeve të policisë ka refuzuar të ndalojë duke vijuar me shpejtësi lëvizjen në drejtim të Lezhës.

Motomjeti pa targa dhe lënda narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ai akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.