Kryeministri Edi Rama ka kryer sot homazhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në kujtim të 4 viktimave të tragjedisë së 21 Janarit 2011.

I shoqëruar nga familjarët e viktimave, por edhe ministra e deputetë socialistë, Rama i është drejtuar vendit ku u vranë protestuesit, ku ka vendosur karafila të kuq.

Siç shihet dhe nga pamjet, Rama mban në dorë një karafil të kuq dhe një çadër, ndërsa në krah ka një të moshuar, që është familjare e një prej viktimave të tragjedisë.

Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj janë viktimat e 21 janarit, ndërsa familjarët e tyre akoma sot presin drejtësi.