Itali, 31 maj 2014 – Policia e Savonës arrestoi në flagrancë natën e së premtes Eduard Bibën, 29 vjeç dhe Elton Terziun (ne foto), 20 vjeç. Ata u kapën ndërsa në mesnatë po tentonin të hapnin derën e prapme të lokalit “Blue Bar” në qendër të Savonës. Ata kishin marrë edhe një kazmë me vete për të bërë të mundur thyerjen e pronës me dhunë.

Gjatë muajit maj janë regjistruar një seri vjedhjesh me thyerje në Savona. Policia dyshon se po këta dy persona kanë vjedhur me thyerje natën e së mërkurës kasafortën e koncesionarit të Benz-Mercedesit”, firmën “Gino”. Për dy hajdutët masa e sigurisë do të jepet nga gjykata këtë të dielë.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/