Pas mbylljes së sezonit të punës, me fotoshooting, e shumë intervista të realizuara me emra të njohur të ekranit shqiptar, modeli dhe moderatori Klinton Zeqiraj ka zgjedhur bregdetin e Greqisë për të kaluar pushimet. I përfolur shumë për ndarjen nga ish-e dashura “Luzja” e Portokallisë, nuk dihet nëse përkrah Klintonit ndodhet ndonjë bukuroshe tjetër, pasi ai vetë nuk ka pohuar asnjëherë asgjë.

Në fotot e fundit të publikuara në rrjetet sociale, modeli nga Saranda është i vetëm, duke shijuar rrezet e diellit, në ishullin e Korfuzit. Jo rrallë herë, pas ndarjes, Klintoni është bërë protagonist i faqeve rozë, për shkak të fotove dhe videove që poston në Facebook dhe Instagram, i shoqëruar çdo herë nga vajza simpatike. Por, vetë modeli nga Saranda, asnjëherë nuk ka pohuar, as mohuar lajmet për jetën e tij private.