Prezantuesja simpatike Luana Vjollca, duket se ka zgjedhur të pushojë në një nga ishujt grekë. Ajo ka postuar në Snapchat foto nga udhëtimi me avion, por edhe nga vendi ku po pushon.
Por ajo çka Luana e ka mbajtur sekret, është personi i cili e shoqëron. Ai fshihet pikërisht pas aparatit fotografik ndërkohë që fotografon moderatoren seksi. A të jetë vallë njeriu i zemrës, personi më të cilin bjondja po kalon pushimet? Për këtë na duhet të presim nga vetë Luana ndonjë detaj…





