Tifozët e Shqipërisë, kanë nisur marshimin e tyre drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku do të luhet ndeshja ndaj Çekisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Me këngë dhe flamuj tifozët kanë ndezur atmosferën pak orë para ndeshjes.
Në numër të madh, tifozët po marshojnë të organizuar drejt stadiumit. Spektakli në tribuna është i garantuar, kjo edhe për shkak se janë shitur të gjitha biletat.