Krahas protestës së lajmëruar pasditen e sotme në orën 18:00, të rinjtë e forumeve rinore të PD-së dhe LSI-së kanë nisur një tubim simbolik para godinës së Parlamentit.
Me parrullën në duar “Ti Shqipëri s’më jep nder, me jep emrin mërgimtar”, simbolika e protestës është largimi i të rinjve shqiptarë nga vendi, si pasojë e keqqeverisjes.
Simbolikisht, ata kanë vendosur përpara Parlamentit 200 këpucë me flamujt e vendeve të BE-së, ku kane emigruar të rinjtë shqiptarë, duke ikur nga varfëria dhe pasiguria e krijuar në vend.





