Ditën e sotme është njoftuar se është vendosur që të shtyhet afati i Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, për koncesionet e Sterilizimit dhe Check Up. Ky vendim erdhi një ditë pasi kryetarja e komisionit, Albana Vokshi kërkoi gjatë seancës së djeshmë kërkoi që afati të shtyhej me dy javë.

Mësohet se PS dhe PD kanë rënë dakord që ky afat të shtyhet edhe dy javë të tjera. Gjithashtu bëhet me dije se palët kanë rënë dakord që të krijohet edhe hapësirë për të pyetur dëshmitarë të tjerë, përfshi edhe ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.