Faqja satirike ‘Vipat e Bllokut’ ka shënjestruar kësaj radhe reperin kosovar Getoar Selimi.

Fytyra e Getit është vënë në trupin e njerkut të Kim Kardashian, i cili pas operacioneve të njëpasnjëshme u kthye në femër. Fotoja e montuar është shoqëruar me fjalët ‘Call me Gjiza’. Por duket që jo të gjithë ndjekësit e kësaj faqeje kanë rënë dakord me këtë tallje që i është bërë Getit, duke kundërshtuar faqen ‘Vipat e Bllokut’.

Reperi kosovar ka qenë shpesh në qendër të mediave rozë për ndryshimet e look-ut.