8korrik 2015 – Me një maskë që tregonte një plak, thuajse origjinal, është futur në bankë një prej grabitësve të sotëm. Policia e Durrësit publikoi sot fotografitë, pas fundit të operacionit të suksesshëm, pak minuta pas grabitjes së bankës së nivelit të dytë.
Mes provave është një maskë, motori e çanta me paratë e grabitura, por që u gjetën në kohë rekord nga policia.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





