Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi u kap me drogë. Policia helene ka ndaluar shqiptarin teksa ecte me makinë dhe më pas ka vijuar kontrollin edhe në banesën e tij.

Pas ndalimit me makinë gjatë kontrollit rutinë, shqiptarit iu zbuluan kanabis dhe telefon celular, të cilin e përdorte për aktivitetin e jashtëligjshëm.

Gjatë operacionit të zhvilluar në Selanik, autoritetet fqinje gjetën dhe sekuestruan 19 gram kokainë, 14 kg marijuanë, 2 peshore, 980 euro para cash  në banesën e tij në qendrën e qytetit, në zonën e njohur si Sykeon.

Policia po punon për të zbuluar persona të tjerë që kanë lidhje me 35-vjeçarin, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.