Itali, 26 gusht 2014 – Altin Muka, 22 vjeçari shqiptar i papunë dhe pa precedentë penalë, banues në qytezën e Tavianos, në provincën e Leçes u arrestua nga karabinieria me akuzën shpërndarës lëndësh narkotike.
Gjatë kontrollit të banesës, Altinit iu gjetën 60 gramë kokainë, të ambalazhuara në doza personale. Droga ishte fshehur në një raft të kuzhinës dhe në një sirtar të dhomës së gjumit. Atij ju kap një peshore precizioni, dy celularë dhe 2 500 euro, që dyshohet se janë siguruar nga shitja e drogës.
Altini u dërgua në burgun e Leçes në pritje të procesit gjyqësor ndaj tij.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





