Nevaldo Haradinaj, efektivi që vrau Klodjan Rashën dy ditë më parë ka shfaqur pendesë në seancën e sotme në Gjykatën e Tiranës ku dhe iu komunikua masa e arrestit me burg.
Polici ka bërë një ndjesë publike në seancë për familjen e Rashës teksa u shpreh se nuk kishte qëllim ta vriste, por vetëm mendoi se jeta e tij ishte në rrezik.
“Kjo që më ka ndodhur mua mos i ndodht askujt. Merrni çfarë mase të doni, kam vrarë një njeri. Njoftova sallën, kërkova përforcime. Gjithçka ndodhi për 4-5 minuta.”, mësohet të jetë shprehur 31-vjeçari.





