Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria apo edhe imazhet e shumë viteve më parë.
Së fundmi, Rexha ka publikuar në Instagram një fotografi nga e kaluara e saj, ku shfaqet bashkë me të vëllain, Florentin, kur ishin të vegjël.
“Ditët e vjetra dhe të mira me Florent Rexhën. Më ktheni në jetën e thjeshtë.”, ka shkruar artistja krahas fotos.
Bebe Rexha dhe vëllai i saj Florenti janë fëmijët e vetëm të prindërve Flamur dhe Bukurie Rexha me prejardhje nga Dibra.





