Martesa 30-vjeçare e Fadilit dhe Violetës ndodhet në një krizë të fortë e cila i ka sjellë në “Shihemi në Gjyq”.
Është Violeta ajo që ka thirrur bashkëshortin në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan pasi thotë se pavarësisht se e kanë ndarë jetën e tyre midis Shqipërisë e Greqisë ku jetojnë prej 28 vjetësh si dhe kanë sjellë në jetë 3 fëmijë, ajo ndihet e shtypur.
Sipas saj, Fadili ka qenë gjithnjë neglizhent dhe nuk i ka shprehur dashurinë, ndërsa ajo vetëm ka punuar teksa ai dilte e takohej me shokët.
Violeta madje thotë se në shtëpinë bashkëshortore është detyruar t’iu lajë edhe këmbët vjehërrve të saj.
Violeta: Visheshe e lyheshe e dilje dhe mua më lije në shtëpi!! Për çfarë më ke marrë mua ti? Për gomar më ke marrë?
Fadil: Për çfarë më solle këtu ta di unë?
Violeta: Për çfarë? Se tërë jetën për ty kam ndenjur! Kam marrë legenin në shtëpinë tënde dhe një nga një iu kisha larë këmbët! Ka mbaruar kjo! Ka mbaruar po të them!
Fadil: Po shumë mirë, ashtu ishte zakoni atëherë dhe atë do bëje.
Violeta: Akoma po e ndjek atë zakon!
Eni Çobani: Pse iu ka larë këmbët vërtet?
Fadil: Ashtu ishte zakoni zonja Eni.
Eni Çobani: Jo, ia ka larë këmbët vërtet të gjithëve?
Fadil: Po, të prindërve të mi ua ka larë.
Violeta: Të gjithëve ua kam larë! Në darkë vinin radhiteshin e unë me legen në dorë e peshqir në krah!
Fadil: Moj për këto gjëra më solle mua?
Violeta: Nuk u ngope me këtë punë? Nuk u ngope e akoma vazhdon këtë?
Fadil: Shumë mirë, për punë të morëm, si Marigoja./tvklan.al