Një 24-vjeçar nga Kavaja është arrestuar pasi gjatë kontrollit iu gjetën sasi të vogla Cannabis Sativa.
Lënda narkotike është sekuestruar si provë, ndërsa çështja vijon të trajtohet nga autoritetet për veprime të mëtejshme.
Njoftimi:
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin F. L., 24 vjeç, banues në Kavajë, pasi gjatë kontrolleve fizike dhe në automjet, iu gjetën sasi të vogla lënde narkotike Cannabis Sativa, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë, për ndalimin e shtetasve S. P., 27 vjeç dhe H. M., 24 vjeç, të dy banues në Durrës, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. Ata akuzohen se më datë 02.07.2025, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, kanë marrë me forcë, në automjet, dhe kanë dhunuar një 48-vjeçar.
Këto shërbime referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. M., 66 vjeç banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së vëllait të tij.
Më tej, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe ato të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. M., 55 vjeç dhe B. Y., 54 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. J., 63 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi në Rrogozhinë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte pa leje, dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar. Nga aksidenti është dëmtuar 63-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Këta specialistë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmë, në lagjen nr. 4, ku shtetasi M. P., 24 vjeç, përplasi me automjetin që drejtonte, biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi I. D., 71 vjeç, i cili aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.





