Deputetja e LSI-së, Elda Hoti në fjalën e saj gjatë seancën plenare për votimin e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta është prekur. 

Me lot në sy dhe me zërin që i dridhej Elda Hoti ka paralajmëruar maxhorancën se nëse shkarkonte Metën do të kuptonte se nuk kishte parë gjë akoma. 

“Kur pranova mandatin e deputetes dyshova nëse po bëja atë që duhej. Mbështesja çdo nismë të LSI, përveç djegies së mandateve. Ju kurrë nuk do ta shkarkoni presidentin, aventurat diktatoriale janë të destinuara të dështojnë. Do të jem kundërshtare për të rrëzuar rezistencën e fundit të demokracisë. Nëse do të provoni të shkarkoni kreun e shtetit, po ju them se ju nuk keni parë asgjë akoma”, u shpreh Hoti. 

Kuvendi ka miratuar sot ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës. 102 deputetë nga opozita dhe maxhoranca votuan pro ngritjes së Komisionit.