Martesa shumëvjeçare e Enada Hoxhës dhe Gerd Vasos përfundoi pak kohë më parë. Një lajm ky që asokohe bëri bujë kudo nëpër rrjet. Prej çiftit nuk kishim asnjë reagim, deri në intervistën e fundit të zhvilluar nga Enada Hoxha.

Kjo e fundit me lot në sy, ka pranuar se ende ka ndjenja për ish-bashkëshortin e saj.

“Unë nuk mund të them që jam e çliruar totalisht nga ndjenja. Do gënjeja veten dhe të gjithë ata që më njohin. Nuk është e lehtë për mua… Brenda meje ka ndjenja, ka por siç e thashë tashmë duhet të respektoj veten më shumë se kurrë! Sido që të shkojë jeta ime unë jam e lumtur për atë çfarë kam përjetuar, për vërtetësinë e gjithçkaje që unë kam dhënë, për gjithë jetën që kam jetuar…”