Me një buqetë me lule një djalë priste partneren e tij të dilte nga spitali Infektiv, pasi fitoi betejën me COVID-19. Pacientja është nga Ukraina dhe rezultoi me pozitive me Covid-19 disa ditë më parë në Sarandë.
Familjarët thanë se e reja u identifikua me koronavirus në qytetin e Sarandës, aty ku edhe kanë banesën e tyre, duke përgënjeshtruar lajmin se kanë lëvizur në drejtim të qytetit bregdetar, pasi ishte identifikuar si bartëse e këtij virusi.
Gjendja e saj shëndetësore fatmirësisht është e mirë, ndërsa do të qëndrojë edhe 14 ditë të tjera në izolim.Aktualisht janë 30 pacientë, të cilët po marrin shërbim mjekësor në spitalin infektiv nga të cilët 6 në terapi intensive dhe 2 prej tyre të intubuar.





