Një 34-vjeçar nga Peshkopia u procedua penalisht pasi në hyrje të Portit të Durrësit u paraqit me një automjet të shpallur në kërkim nga Interpol Roma, i raportuar i vjedhur në Itali.

Mjeti u sekuestrua si provë materiale.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. S., 34 vjeç, banues në Peshkopi, sepse është paraqitur në Portin e Durrësit, në hyrje, me një automjet që rezultoi i shpallur në kërkim nga Interpol Roma, më datë 05.12.2025, pasi ishte vjedhur në Itali. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.